Monday, July 13, 2015

Ardjan Takaj nuk ka dashur të komentojë aspak situatën e Peter Olaynkës, i cili dy ditë më parë deklaroi për “Panorama Sport” se babai e pengon të luajë futboll.
Sulmuesi zyrtarizoi largimin nga Skënderbeu, ndërsa dje, i pyetur nga gazeta për këtë çështje, Takaj shkurtimisht tha:
“Nuk dua të flas tani për Olainkën, pasi Skënderbeu është më i rëndësishëm sesa një lojtar. Nuk e di çfarë alibie nxjerr lojtari, por s’dua t’ia di aspak për të në këto momente. Po mendoj vetëm për ndeshjen me Crusaders/Panorama Sport/

Sunday, July 12, 2015

Pas nje demtimi qe po vuan Sabjen Lilaj trajneri Mirel Josa vendosi ta filloje nga minuta e 1 me Liridon Latifi . Progni ne qender te mesfushes dhe ne krah te djatht Latifi , por duke pare paraqitje mjaft te mire ne stervitje te Nimages dhe Eskurdenjes  deri diten e ndeshjes njeri prej tyre mund te futet ne vendin e Lilaj dhe Progni te kaloj ne krahun e djatht duke u mos aktivizuar Latifin qe ne minuten e 1 .
FORMACIONI PRITET TE JETE KY :

4-4-2
Shehi
Vangjeli Radas Osmani Arapi
Latifi Progni Shkembi Berisha
Salihi Hristov

Saturday, July 11, 2015

Më në fund vijnë lajme të mira për trajnerin Mirel Josa, por edhe për të gjithë tifozët e Skënderbeut. Kapiteni i bardhekuqve, Bledi Shkëmbi, do të jetë që nga minuta e parë në fushë në ndeshjen e së martës kundër Crusaders.
Numri 10 i korçarëve, për fat të mirë, ka arritur të rikuperohet në kohë, duke lënë kështu pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen miqësore kundër LASK-ut, që i solli probleme në kavilje.
Deri pak ditë më parë një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur të thuhej, por Shkëmbi ka zhvilluar dy seanca të plota me ekipin si dje, por edhe një ditë më parë. Kjo e ka bindur stafin mjekësor, lojtarin, por edhe numrin një të pankinës bardhekuqe, Mirel Josa se rikuperimi i kapitenit mund të quhet i plotë . /PANORAMA-SPORT/
Sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olainka ka konfirmuar se nuk do të kthehet në Korçë. “Nuk do të jem me pjesë e Skënderbeut. Babai im nuk dëshiron që unë të rikthehem dhe nuk kam si të mos i bindem”, deklaron shkurt sulmuesi i talentuar.
Përgatitjet e klubit bardhekuq po vijojnë me shpejtësi për ndeshjen e parë eliminatore kundër Krusadersit. Stadiumi “Skënderbeu” është drejt përgatitjeve të fundit, ndërkohë që fasada e jashtme pritet të mbyllet deri ditën e nesërme.
Puna ka vijuar edhe me ndërrimin e të gjitha stolave të dëmtuar nga sezoni i kaluar, si dhe me rikthimin e tribunës së gazetarëve me rreth 25 vende. Nga ana tjetër, edhe ora elektronika pas gati një viti e prishur është rregulluar në kohë rekord dhe do të jetë gati për ndeshjen e së martës.
Gjithashtu, edhe tribuna e miqve do të jetë në dispozicion të plotë për tifozët irlandezo-veriorë. Me një shkresë zyrtare ata kanë bërë me dije se do të jenë të pranishëm rreth 40 veta në stadiumin “Skënderbeu”. /Panorama Sport/
Klubi i Skënderbeut ka dorëzuar listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës për fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.Sipas publikimit të bërë nga sajti zyrtar i UEFA-s në internet, sulmuesi brazilian Mateus Lima i ardhur tek korçarët në fillimin e fazës përgatitore, nuk do të jetë pjesë e ekipit kampion të Shqipërisë, çka tregon që braziliani nuk e ka bindur stafin teknik dhe do të largohet nga Korça. Ndërkohë pjesë e listës nuk është as nigeriani Peter Olajinka, i cili mesa duket nuk ka ndërmend të kthehet tek Skënderbeu, edhe pse ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin dhe nuk do ta ketë të lehtë të largohet pa dëmshpërblyer financiarisht kampionët. Lista e plotë e futbollistëve është gjithashtu e shoqëruar me numrin e fanellës që çdo lojtar do të mbajë veshur. Ja lista:

Portierë
1 – Orges Shehi
12 – Erjon Llapanji
Mbrojtësa
3 – Renato Arapi
4 – Bruno Lulaj
5 – Bajram Jashanica
19 – Tefik Osmani
20 – Ademir
32 – Kristi Vangjeli
33 – Marko Radas
Mesfushorë
6 – Bekim Dema
7 – Gerhard Progni
8 – Bakari Nimaga
10 – Bledi Shkëmbi
14 – Leonit Abazi
23 – Bernard Berisha
25 – Bujar Shabani
27 – Liridon Latifi
30 – Daniel Duarte Francisko Lisvaldo (Eskurdenja)
88 – Sabien Lilaj
Sulmuesa
11 – Hamdi Salihi
17 – Ventsislav Hristov
21 – Arbër Abilaliaj